Djokovic e ka në zemër Kosovën
Prifti Dragan Jovic ka takuar tenistin serb, Novak Djokovic, dhe ka thënë se sportisti e ka në zemër Kosovën.

Sport
Novak Djokovic shpeshherë ka ditur të shkaktojë skandale duke shprehur mesazhin: Kosova është Serbi.
Kurse, për ta rikthyer qështjen e nacionalizmit, u përkujdes prifti Dragan Jovic, i cili e takoi tenistin serb dhe tha se ai e ka në zemër Kosovën.
“Unë e di se Kosova e zë një vend të veçantë në zemrën e Djokovicit”, ka thënë Jovic për “Blic”.
Djokovic shpeshherë e ka përmendur se vjen nga Kosova.