Djokovic dëshiron të thyej rekordin e Federer: Është frymëzimi im

Novak Djokovic nuk e sheh moshën kufizim për të arritur më shumë ndërsa vazhdon të ndjekë rekordet e Roger Federer.

Sport

15/07/2019 20:12

Fitorja e mrekullueshme e tenistit serb ndaj Federer në finalen e Wimbledon të dielën ishte potencialisht thelbësore në garën për të vendosur se kush e përfundon karrierën e tyre me më shumë tituj Grand Slam.

Zvicerani ka një rekord prej 20 trofeve Grand Slam, tre më shumë se Rafael Nadal dhe gjashtë më shumë se Djokovic, transmeton lajmi.net.

“Duket sikur po afrohem, por gjithashtu ata po fitojnë ndeshjet”, tha Djokovic. ”Ne jemi një lloj plotësimi për njëri-tjetrin. Ne jemi duke e bërë njëri-tjetrin të rritet dhe të evulohet prandaj ende jemi në këtë lojë”.

“Ata dy djem janë ndoshta një nga arsyet më të mëdha që unë ende konkurroj në këtë nivel. Fakti që ata e bënë historinë e këtij sporti më motivon mua, më frymëzon të përpiqem të bëj atë që kanë bërë, atë që kanë arritur dhe madje edhe më shumë”.

“Nëse unë do të jem në gjendje ta bëj këtë apo jo, nuk e di. Nuk po e shikoj moshën si një kufizim të çfarëdo lloji. Ajo që thashë në fushë, e mendova me të vërtetë: Roger me të vërtetë më frymëzon me përpjekjet e tij në moshën e tij”, deklaroi 32-vjeçari. /Lajmi.net/