Djelmoshat e artë
FIFA dhe France Football kanë njoftuar zyrtarisht se Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Franck Ribery janë tre finalistët, konkurrentë për Topin e Artë 2013. Fituesi i çmimit më prestigjioz të futbollistit më të mirë të vitit në botë do të prezantohet më 13 janar në Zurich. Messi ka hyrë në mesin e tre finalistëve, çdo…

Sport
FIFA dhe France Football kanë njoftuar zyrtarisht se Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Franck Ribery janë tre finalistët, konkurrentë për Topin e Artë 2013.
Fituesi i çmimit më prestigjioz të futbollistit më të mirë të vitit në botë do të prezantohet më 13 janar në Zurich. Messi ka hyrë në mesin e tre finalistëve, çdo vit nga viti 2007. Atë vit ai doli i treti pas Leite Kakas dhe Cristiano Ronaldos.
Ai ishte përcjellës edhe më 2008, pas Ronaldos. Ylli argjentinas e fitoi çmimin për herë të parë më 2009, e pastaj u bë i pandalshëm duke triumfuar sërish edhe më 2010, 2011 dhe 2012.
Por, inkuadrimi në mesin e finalistëve nuk është risi as për Ronaldon. Ai ishte i dyti më 2007 para se ta fitonte çmimin më 2008, Prej atëherë, Messi i ka qëndruar në rrugë. Portugezi doli i dyti më 2009, 2011 dhe 2012, por dështoi të inkuadrohej në treshe më 2010.
Tre finalistët kaluan një vit të ndryshëm. Messi shkëlqeu në fillim të vitit deri në prill, para se një lëndim në Ligën e Kampionëve të shënojë nismën e një seri të problemeve fizike nga të cilat vuan edhe sot. Por, kjo nuk e parandaloi që ai të realizojë 47 gola në ligë.
Ribery ka shkëlqyer për Bayern Munichun që i fitoi të gjitha përfshirë Bundesligën dhe Ligën e Kampionëve. Kurse, Ronaldo bëri një përfundim të jashtëzakonshëm të vitit duke shpërthyer për Portugalinë dhe Real Madridin.
Trajneri më i mirë i vitit: Jupp Heynckess (Bayern Munich), Jurgen Klopp (Borussia Dortmund) dhe Sir Alex Ferguson (Manchester United).