Djegia e katedrales ‘Notre Dame’, PSG me një gjest të madh

Skuadra e PSG-së i është bashkuar nismës së shumë organizatave dhe personave të ndryshëm për të ndihmuar në rindërtimin e ‘Notre Dame’, katedralja që pësoi një djegie të madhe pasditen e së hënës.

Sport

16/04/2019 17:28

Një humbje e madhe për kulturën dhe historinë Botërore mund të quhet djegia e katedrales së “Notre Dame” mbrëmjen e djeshme në Paris.

Për të ndihmuar në kthimin e saj, gatishmëri ka shprehur edhe skuadra lidere e Ligue 1.

“Familja e PSG ofron mbështetje afatgjate për rindërtimin e Notre Dame”, thuhet në njoftimin e skuadrës, përcjell ‘lajmi.net’.

Në njoftimin e klubit gjithashtu falënderohen edhe ekipet e fikjes së zjarrit për angazhimin dhe guximin e pashoq të treguar në ndihmën për të kufizuar dëmet e shkaktuara nga zjarri./Lajmi.net/