Dje në dy aksidente kanë humbur jetën tre persona

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën në dy aksidente trafiku kanë humbur jetën tre persona.

Lajme

08/08/2017 10:45

Në fshatin Rogovë kanë humbur jetën dy këmbësore të cilat ishin goditur nga veturë të cilën e drejton një mërgimtar, shkruan lajmi.net,

“Fshati Rogov Gjakovë 07.08.2017 -18:50 Një veturë me targa te huaja, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shqiptar, shtetas i huaj, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dal nga rruga dhe ka goditur dy këmbësore femra K/Shqiptare  të cilat ishin duke ecur bri rrugës. Si pasojë e lëndimeve të marra dy këmbësoret kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse lëndime të lehta trupore ka pësuar një mashkull K/Shqiptar pasagjer në veturë. Me urdhër të prokurorit  i dyshuari (drejtuesi i veturës) dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kurse në fashtin Orllat ka humbur jetën vozitësi i një veture, pasi kishte dal nga rruga dhe është rrokullisur.

“Fshati Orllat, Drenas 07.08.2017 -18:26 Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull K/Shqiptar si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dal nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime vdekjeprurëse kurse lëndime të rënda trupore ka pësuar një mashkull K/Shqiptar pasagjer në veturë i cili është dërguar në tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/