Dje me varësen e Donaldit, sot pa të! Edhe Bora ndikohet nga historia e dashurisë së ishit të saj me Beatrix

Donaldi dhe Bora kanë lënë peng statusin e tyre nëse janë të lidhur ose jo.

ShowBiz

29/11/2021 21:47

Derisa javë më parë Bora kishte shkuar ta surprizonte Semin në Big Brother Vip ajo ishte përballur edhe me Donaldin, ku shkëmbyen një puthje e cila u bë virale kudo në rrjetet sociale shkruan lajmi.net.

Ani pse të dy janë deklaruar se pa dalë Donaldi jashtë lidhja e tyre mbetet kështu peng, as bashkë e as të ndarë.

Mirëpo, gjërat kanë filluar të ndryshojnë dhe të marrin krejt tjetër kahje, sidomos pas daljes së Semit që i rrinte mbi kokë Donaldit duke e mbrojtur Borën.

Dita-ditës është vënë re një afirmitet i madh mes Donaldit dhe Beatrix, kjo ka tërheqë vëmendjen e të gjithëve jo vetëm të publikut por edhe të banorëve brenda shtëpisë.

Nga kjo histori e dashurisë nëse mund ta quajmë kështu, ka përfunduar e prekur edhe vet Bora Zemani.

Moderatorja e dashur shqiptare dje është shfaq me varësen e Donaldit që ia dhuroi për tre vjetorin e lidhjes, kurse sonte ajo nuk ka preferuar ta mbajë në qafë.

Mbase i ka ngelur hatri, e kjo me plot të drejtë apo?/Lajmi.net/