Dje iu vodh banesa ministres Hajdari: Policia sot kapi një 33 vjeçare si të dyshuar
Të dielën dyshohet se është kryer vjedhje në banesën e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. Policia e Kosovës ka arrestuar sot një femër e cila dyshohet për vjedhje të rëndë. Ajo është arrestuar për një vjedhje që është raportuar gjatë ditës së djeshme, shkruan lajmi.net. E dyshuara është një 33 vjeçare, dhe…

Lajme
Të dielën dyshohet se është kryer vjedhje në banesën e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. Policia e Kosovës ka arrestuar sot një femër e cila dyshohet për vjedhje të rëndë.
Ajo është arrestuar për një vjedhje që është raportuar gjatë ditës së djeshme, shkruan lajmi.net.
E dyshuara është një 33 vjeçare, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Lajmin për lajmi.net e ka dhënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për një rast vjedhje e rëndë që është raportuar me datën 01.10.2023. Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarën: – N.K. femër, 33 vjeçare, shtetase e Republikës së Kosovës. E dyshuara me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor po kryejn veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, tha Ahmeti./Lajmi.net