Dje i paprekshëm, sot rezervist

Isco u lavdërua nga trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti për paraqitjet e tij gjatë periudhës kur James Rodriguez ishte i lënduar. Por, ai është kthyer sërish në bankën e rezervistëve. E kjo nuk i pëlqen.

Sport

08/05/2015 22:43

Isco nuk është i kënaqur në Real Madrid.

Kjo për faktin se mesfushori spanjoll është shndërruar nga një prej futbollistëve më në formë, tek një rezervist.

Ai luajti me sukses gjatë periudhës kur James Rodriguez ishte i lënduar, dhe në atë periudhë u lavdërua nga trajneri Carlo Ancelotti dhe tifozët e Los Blancos.

Mirëpo, pas rikuperimit të kolumbianit, ai është kthyer sërish në bankën e rezervistëve duke hedhur dyshime mbi qëndrimin e tij në klub pas përfundimit të këtij sezoni.