Djaloshi nga Australia i cili ndërton shtëpi e mjete vetëm nga materialet natyrore (VIDEO)

Nëse ndonjëherë civilizimi do të shembej apo në rast se ndonjëherë do të kishe humbur në pyll apo në ndonjë ishull, ti patjetër se do të dëshiroje të ishe bashkë me këtë çunin nga Australia Veriore.

Bota

15/10/2015 17:17

‘Primitive Technology’ është llogaria e tij në YouTube dhe çdo video nuk është as më pak e as më shumë se mahnitëse.

Siç thotë edhe vetë krijuesi i këtyre videove: “Gjithçka është rreth të ndërtuarit gjëra nga fillimi pa mjete teknologjike, por vetëm duke i përdorur materialet natyrore në pyll.”

DIY badass

Këto video që i ka krijuar ky, i bëjnë videot dhe filmat tjerë të duken shumë amatorë krahas këtyre videove.

Është një paraqitje e shkurtër se si paraardhësit tonë kishin jetuar në kohërat e lashta, dhe se si shumë fise primitive jetojnë edhe sot, transmeton lajmi.net.

Shikoni videot më poshtë për tu bindur edhe ju:

YouTube player
YouTube player
YouTube player
YouTube player

Ky djalosh duket sikurse jeton në pyll gjatë gjithë kohës por ai na ka bërë të ditur ndryshe në një shkrim të tij duke thënë: “Unë nuk jetoj në pyll, unë thjeshtë këtë e praktikoj si një hobi. Unë jetoj në një shtëpi moderne dhe ha ushqim modern. Mua thjesht më pëlqen të shoh se si njerëzit në kohërat e lashta kanë jetuar dhe i kanë ndërtuar shumë gjëra. Është një hobi shumë i mirë i cili nuk kushton asgjë pos kohës dhe përpjekjes.”

YouTube player

/lajmi.net