Djaloshi me ngjyrë e befason Medën, interpreton këngën e tij

Meda mbeti i befasuar nga videoja që ia dërguan.

ShowBiz

29/05/2020 22:35

Një prej emrave më aktiv në muzikën shqiptare është Mehdin Përgjeqaj-Meda, shkruan lajmi.net.

Këngëtari, së fundi ka ndarë me ndjekësit një video, ku shfaq një djalosh me ngjyrë duke kënduar këngën e tij.

Ai po mbante telefonin në duar teksa po dëgjonte këngën “O Mehlem”, ndërsa përsëriste vargjet e njëjta.

Meda mbeti i befasuar pasi e pa këtë video, andaj e ndau me ndjekësit në rrjete sociale me mbishkrimin “Wow!”.

Kujtojmë se këngëtari së fundi me anë të një postimi ka paralajmëruar nisjen e koncerteve nga data 6 qershor. /Lajmi.net/