Djali i Ronaldos vesh fanellën e kundërshtarit të madh të babait të tij (FOTO)
Djali i Cristiano Ronaldo, Ronaldo Junior, gjithmonë ka befasuar me preferencat e tij në futboll.

Sport
Edhe pse ka babanë njërin nga futbollistët më të mirë në histori të futbollit, atij nuk i ka penguar që haptas të simpatizojë kundërshtarët e tij.
Kështu veproi edhe vitin e kaluar kur në mbrëmjen gala të Topit të Artë, nuk hezitoi të shpreh simpatinë ndaj Messit.
Por, tani Ronaldo Junior ka një preferencë të re në futboll, i cili po ashtu është kundërshtar i babait të tij.
Bëhet fjalë për Antoine Griezmann, yllin e Atletico Madridit.
Cristiano Junior është fotografuar me një fanellë të Antoine Griezmann, të përfaqësueses së Francës.