Djali i Setienit pyet lopët: A do ta fitojmë Ligën e Kampionëve?

Deklarata e Quique Setienit në prezantimin e tij te Barcelona bëri shumë bujë. Trajneri katalanas tha se ishte me lopë kur e telefonuan drejtuesit e Barcelonës.

Sport

12/08/2020 14:30

Por lopët u bënë një temë e nxehtë në momentin kur skuadra nuk po ecte mirë dhe shumë analiza e paralelizonin trajnerin Setien me një bari lopësh dhe jo me një trajner për Barcelonën. Tani që duhen pak ditë nga sfida kundër Bayern Munich, djali i trajnerit ka sjellë sërish në vëmendje lopët.

Në rrjetet sociale ai ka postuar një video ku pyet lopët nëse Barcelona mund të fitojë Ligën e Kampionëve dhe tregon se ato i janë përgjigjur “po”.

Nuk dihet ende nëse kjo video është një ironi e djalit të trajnerit, apo e ka bërë për të tërhequr vëmendjen përpara sfidës. Fitorja ndaj Napolit e ka qetësuar disi kampin katalanas. /Lajmi.net/