Djali i Schwarzenegger fotografohet sërish me të dashurën shqiptare

Djali i Arnold Schwarzenegger, Joseph Baena, është parë sërish të dalë dorë për dore me të dashurën e tij shqiptare.

ShowBiz

13/11/2019 15:03

Djali i Arnold Schwarzenegger, Joseph Baena është fotografuar dorë për dore me të dashurën Nicky Dodaj teksa shijojnë një natë jashtë në West Hollywood, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

21-vjeçari muskulor u shoqërua nga zeshkanja bukuroshe pas një nate në klubin “Bootsy Bellows”.

E veshur me një palë xhinse, një bluzë të shkurtër dhe xhaketë, Nicky Dodaj ishte nisur bashkë me Josef Baena në shtëpi.

Nicky Dodaj është vajzë e prindërve shqiptarë, të cilët vite më parë kanë emigruar në SHBA. Ajo ka afër 10 mijë ndjekës në Instagram, ku me krenari tregon se është shqiptare. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B19kpo7HrHw/

https://www.instagram.com/p/B0toSfmHiar/