Djali i Schumacher përplaset në GP të Arabisë, gara suspendohet për herë të dytë– pilotët presin rinisjen

Saudi Arabian Grand Prix po kthehet në një garë të rëndë psikologjike.

Sport

05/12/2021 19:41

Lewis Hamilton dhe Max Verstappen kërkojnë me çdo kusht fitoren në pistën arabe, ku gara po kthehet në një garë psikologjike.

Deri më tani, dy herë është ndërprerë gara që po merr shumë vëmendje, shkruan lajmi.net.

Mick Schumacher, i biri i ikonës së F1 është përplasur me një shpejtësi të madhe në herën e parë.

Më pas, edhe një aksident tjetër ndodhi dhe pilotët janë duke pritur për rifillimin e garës.

Aktualisht në krye të garës është Max Verstappen, kurse Hamilton është në ndjekje të tij.

Deri më tani janë zhvilluar 15 xhiro nga 50 që duhet të zhvillohen në total.

Perez, Mazepin dhe Russell janë jashtë garës. /Lajmi.net/