Djali i Muammar Gaddafi rrihet në burg nga gardianët (Video)

Prokurorët e shtetit në Liban po hetojnë gardianët e paidentifikuar të cilët në një video shihen duke e rrahur djalin e ish-presidentit libianë Muammar Gaddafi, Saadi Gaddafi derisa po mbahej në burg në Tripoli.

Bota

03/08/2015 23:05

Video shfaq Saddi’n, duke u rrahur nga gardianët. Djali i Gaddafit u ekstradua në Libi nga autoritetet e Nigerit vitin e kaluar derisa ai mbahet në burg në Tripoli nën akuzat për vrasjen e një futbollisti, kur ai udhëhiqte Federatën Libiane të Futbollit, si dhe për krime të tjera.

Pasi kishte braktisur Libinë më 2011, Saadi ishte nën arrest shtëpiak në kryeqytetin e Nigerit, Niamey para se të ekstradohej.

YouTube player