Djali i Michael Schumacher, Mick fiton pikët e para në Formula 1

Mick Schumacher ka fituar sot pikët e tij të para në Formula 1.

Sport

03/07/2022 18:39

Piloti gjerman i Haas, Mick Schumacher e ka mbyllur sot garën në pozitën e tetë, shkruan lajmi.net.

Gjermani ishte afër që të shkonte në pozitën e shtatë, por Max Verstappen ruajti mirë pozitën e tij në kthesën e fundit.

Gjithsesi, edhe pozita e tetë i jep pikë djalit të Michael Schumacher, ikonës së Formula 1.

Pozita e tetë i jep Mick Schumacher katër pikë. /Lajmi.net/