Djali i Marcelos spektakolar, ka shënuar 32 gola në 14 ndeshje

Djali i legjendës së Real Madridit, Enzo ka shënuar 32 gola në 14 ndeshje – duke përfshirë het-trik brenda gjashtë minutash. Real Madridi mund të ketë në duart e tyre një Galactico të ardhshëm dhe ai është Enzo, i cili po tregon paraqitje fenomenale Enzo Marcelo pas kthimit të tij nga lëndimi në akademinë e…

Sport

26/03/2023 12:09

Djali i legjendës së Real Madridit, Enzo ka shënuar 32 gola në 14 ndeshje – duke përfshirë het-trik brenda gjashtë minutash.

Real Madridi mund të ketë në duart e tyre një Galactico të ardhshëm dhe ai është Enzo, i cili po tregon paraqitje fenomenale

Enzo Marcelo pas kthimit të tij nga lëndimi në akademinë e të rinjve të Real Madridit, shënoi tre herë në gjashtë minuta pasi filloi si zëvendësues.

Në mënyrë të pabesueshme, 13 vjeçari shënoi katër gola në derbin kundër Atleticos vetëm disa ditë më vonë duke e çuar në 32 gola në 14 ndeshje për ekipin e tyre nën 14 vjeç.

Në një bisedë me ‘The Athletic’, Enzo tha kur u pyet për ëndrrat e tij në lojë:

“Ajo që dua më shumë është të shkoj në ekipin e parë dhe të luaj për Real Madridin.

“E dyta është të fitoj një Kupë Bote. Dhe e treta është të vazhdoj të mposhtë babanë tim në FIFA”.

Kujtojmë që së fundmi Enzo ka nënshkruar një kontratë me gjigantin spanjoll, Realin./Lajmi.net/