Djali i dëshmorit thotë se Fatmire Kollçaku është e bija e një serbe

Berat Rexhepi, djali i dëshmorit të kombit, Beqir Rexhepit, e ka publikuar një certifikatë të lindjes në Facebook, për të cilën thotë se i përket deputetes së Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

Lajme

16/02/2020 14:26

Sipas tij, certifikata tregon se deputetja në fjalë është e bija e një serbe, përcjell lajmi.net.

“Ajo ka mllef personal, sepse nuk mund as të shkojë ta vizitojë familjen e saj në Serbi”, ka shkruar ai.

Kollçaku mbrëmë ka postuar në profilin e saj një citat të një analisti serb, që ka thënë se “Kurti në përballje me Serbinë është më i fortë sepse nuk ka dosje kriminale të UÇK-së”.

Ky veprim i saj ngjalli reagime të shumta.

Postimi i plotë i Berat Rexhepit në Facebook: