Djali i Carlo Ancelottit, Davide po konsideron të udhëheqë Evertonin

Davide Ancelotti mund të marrë drejtimin e skuadrës angleze, Everton. Everton kanë qenë në një gjendje krize nën drejtimin e Frank Lampard, transmeton lajmi.net. Ata nuk po arrijnë të këndellen assesi, andaj klubi ka shkarkuar trajnerin e tyre. Sipas raportimit të ‘Relevo’, ndihmës-trajneri i Real Madridit, Davide Ancelotti, konsideron t’i bashkohet Evertonit si menaxher i…

Sport

28/01/2023 11:26

Davide Ancelotti mund të marrë drejtimin e skuadrës angleze, Everton.

Everton kanë qenë në një gjendje krize nën drejtimin e Frank Lampard, transmeton lajmi.net.

Ata nuk po arrijnë të këndellen assesi, andaj klubi ka shkarkuar trajnerin e tyre.

Sipas raportimit të ‘Relevo’, ndihmës-trajneri i Real Madridit, Davide Ancelotti, konsideron t’i bashkohet Evertonit si menaxher i tyre pas shkarkimit të ish-trajnerit Frank Lampard.

Italiani po mendon të bëjë hapë përpara për të qenë trajner i skuadrës së tij dhe të largohet nga babai i tij, Carlo Ancelotti.

Mbetet të shihet nëse një lëvizje e tillë do të ndodh./Lajmi.net/