Djali gjen nusen e ardhshme në një foto të vjetër të fëmijërisë

Kot nuk thonë që rastësia është mbret i botës. Kjo ka ndodhur me Nick Wheeler dhe Aimee Maiden, dy të fejuar që po shfletonin një album të vjetër në shtëpinë e gjyshërve të Nick-ut.

Fun

08/06/2016 23:13

Në një foto të albumit, ku në fokus ishte Nick që po luante në rërë , çifti pikasi vetëm disa metra më tutje një vajzë të vogël. Ajo ishte pikërsiht Aimme!

Fotoja ishte  bërë në vitin 1994 në Mousehole, Cornwall, UK, ku Aimee ishte rritur, ndërsa Nick kalonte pushimet.  Kush do e mendonte që pas 20 vjetësh dy të vegjlit që i kishte bashkuar rastesia në një foto, një ditë do të martoheshin.

257005-650-1453811092-640_1407232315o-WEDDING-PHOTO-570