DJ Regard nominohet në dy kategori në festivalin e njohur

DJ Regard shënoi suksesin e radhës, duke u nominuar në një festival ndërkombëtar.

ShowBiz

26/11/2020 16:31

Sukseset për DJ Regard (emri i vërtetë Dardan Aliu) nuk po ndalen edhe gjatë kësaj periudhe kur nuk është aktiv me performanca në skenë, shkruan lajmi.net.

Emri i tij është shumë i kërkuar në industrinë e muzikës, ndërsa vlerësimet për të po bëhen edhe në festivale.

Përmes rrjeteve sociale, Regard ka njoftuar se është nominuar në kategoritë  “Breakthrough Act” dhe “Best Dance Track” nga FunRadio.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Regard (@djregardofficial)

Triumfimi i tij në këto dy kategori varet nga votat e publikut, andaj DJ Regard ka nevojë për ndihmën e publikut.

Kujtojmë se para pak kohe, DJ Regard u nominua në “NRJ Music Awards” në kategorinë “DJ më i mirë i vitit”. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Regard (@djregardofficial)