DJ më të paguar në botë nga Forbes

Calvin Harris kryeson listën e Forbes si DJ më i paguar në botë për të tretin vit radhazi.

ShowBiz

25/08/2015 14:59

Calvin Harris ka bërë 66 milionë $, sipas Forbes dhe është shpallur mbret i muzikës elektronike sa i përket fitimeve.

Edhe në dy vitet e kaluara DJ 31 vjeçar ka fituar shumë afërsisht të njëjtë, duke kryesuar për tri vite radhazi, transmeton Lajmi.net.

Në vendin e dytë është David Guetta, i cili ka fituar përgjysmë gjumën e harris, 37 milionë $ dhe Tiesto në vendin e tretë me 36 milionë $.

Harris gjithashtu kryeson listën e çifteve të famshëm me më shumë fitime, ku bashkë me Taylor Swift kanë kaluar Beyonce dhe Jay Z.

Këta janë top 10 DJ më të paguar në botë:

1. Calvin Harris me 66 milionë $

2. David Guetta me 37 milionë $

3. Tiesto me 36 milionë $

4. Skrillex me 24 milionë $

5. Steve Aoki

6. Avicii me 19 milionë $

7. Kaskade me 18 milionë $

8. Martin Garix me 17 milionë $

9. Zedd me 17 milionë $

10. Afrojack me 16 milionë $