Ditën e dytë të Bajramit, shokët e Lavdrim Muhaxherit masakruan 1,700 shiitë

Në faqet e xhihadit në internet po jepet lajmi që vetëm sot, ditën e dytë të festës së Fitër Bajramit, organizata terroriste Shteti Islam i Irakut dhe Shamit (ISIS) ka vrarë 1,700 shiitë.

Bota

29/07/2014 22:13

Fotografit e tmerrshme të publikuara nga vetë xhihadistët, shokë të kosovarit Lavdrim Muhaxheri, që sot u publikua duke prerë në qafë një fëmijë të lidhur, janë publikuar gjithandej.

Ato po shpërndahen si arritje e xhihadit, derisa paraqesin skena vrasjeje në tokë dhe afër lumenjve, me armë zjarri e me prerje në fyt, transmeton Express.