Ditëlindjet e ‘ndara’ në familjen Berisha, Nora dhe Roberti patën festë por ja çfarë bëri Tuna 

Në familjen Berisha dje ishin dy data të rëndësishme por si duket u festuan ndarazi.

ShowBiz

16/05/2019 08:48

Vajza e këngëtarëve, Robert Berisha dhe Nora Istrefi mbrëmë e ka festuar ditëlindjen e saj të katërt dhe prindërit i kanë organizuar një festë, shkruan lajmi.net.

Mirëpo ajo çfarë ra në sy është fakti se Patrisi me familjen nuk u panë askund në festën e mbesës Renee.

Derisa Nora dhe Roberti postonin fotografi në llogaritë e tyre në Instagram, në anën tjetër Tuna po e uronte bashkëshortin e saj Patrisin me rastin e ditëlindjes por jo edhe Renee-n.

Në vazhdim ua sjellim disa foto, nga festa e ditëlindjes Renee dhe urimin e veçantë të Tunës për ditëlindjen e Patrisit.

Kujtojmë se edhe për ditëlindjen e Tianit kishte një festë të organizuar në të cilën Nora dhe Roberti munguan.

Ky i fundit më pas gjatë një interviste ka treguar se arsyeja e mungesës së tij ka qenë se ishte me punë në Ulqin./Lajmi.net/