“Ditë festë në Tiranë”, koncert në Teatrin Kombëtar

“Ditë feste në Tiranë”, është koncerti që organizohet te dielën në mbrëmje në prag të Ditës së Verës, në Tiranë pjesëmarrjen e Grupit Folklorik të Kasharit dhe këngëtarëve Iris Bega dhe Greta Gani.

Lajme

13/03/2016 11:20

 

Në këtë koncert do te interpretojnë Trupa e Valleve , Kori dhe Orkestra e Ansamblit Popullor.

Rexhep Çeliku , Mjeshtëri i Madh do të jetë drejtues i grupi të valleve më këtë koncert organizuar nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor.

“Le te festojmë sot në mbrëmje të gjithë bashkë në TKOBAP. Koncert i Ansamblit Popullor plot risi e surpriza !”,thuhej në faqen e Tetarit Kombëtar të Operas dhe Baletit .

Policia e Elbasanit ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e festimeve gjatë Ditës së Verës. Në këtë plan masash do të angazhohen 306 forca policie nga Elbasani dhe Tirana.

Kështu bëhet me dije se duke filluar nga dita e sotme, të gjitha shërbimet në Drejtorinë e Policisë Elbasan do të kalojnë në  shërbim të përforcuar për zhvillimin sa më normal të aktiviteteve festive.

Për të përballuar me sukses festimin sa më normal të Ditës së Verës, në ndihmë të shërbimeve të Policisë Elbasan, do te vihen ne dispozicion dhe forca nga Policia e Tiranës.

Do të merren të gjitha masat për parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale gjatë zhvillimit të aktiviteteve.

Nga policia rrugore do të kontrollohen të gjitha akset me qëllim për të bërë të mundur qarkullimi nnormal të mjeteve gjatë zhvillimit të aktiviteteve.