Ditë e veçantë për Luis Enriquen

Luis Enrique e ka konsideruar ditë të veçantë të mërkurën, pasi nënshkroi kontratë dyvjeçare me Barcelonën. Trajneri spanjoll premton punë, pas së cilës shpreson të mos mungojnë sukseset.

Sport

21/05/2014 15:44

Luis Enrique u bë trajner i Barcelonës edhe zyrtarisht të mërkurën, pasi nënshkroi kontratë dyvjeçare me gjigantin katalunas.

Trajneri spanjoll ka premtuar se do të punojë dhe se do ta japë më të mirën, në mënyrë që ta ndërtojë një ekip solid, i cili do të sillte suksese në të ardhmen.

“Për mua, kjo është një ditë shumë e veçantë. Do të mundohemi ta ndërtojmë një skuadër që t’i bëjë tifozët të lumtur. Tashmë kemi filluar të punojmë dhe kemi filluar të vendosim disa gjëra të rëndësishme”, deklaroi fillimisht Enrique.

Enrique po ashtu komentoi edhe gjendjen e sulmuesit Lionel Messi i cili pati një stinor të vështirë, dhe u zotua se do t’i ndihmojë atij që të rikthehet në formën ideale.