Dita e Schurrles
Heroi i Chelseas në fitoren 3:1 ndaj Fulhamit, Andre Schurrle ka minimizuar rëndësinë e het-trikut të tij duke thënë se gjëja më e rëndësishme ishin pikët e plota që fitoi ekipi. Reprezentuesi gjerman shënoi të tre golat për Blues, që falë fitores u ngjitën në katër pikë epërsi në krye të tabelës pas humbjes së…

Sport
Heroi i Chelseas në fitoren 3:1 ndaj Fulhamit, Andre Schurrle ka minimizuar rëndësinë e het-trikut të tij duke thënë se gjëja më e rëndësishme ishin pikët e plota që fitoi ekipi.
Reprezentuesi gjerman shënoi të tre golat për Blues, që falë fitores u ngjitën në katër pikë epërsi në krye të tabelës pas humbjes së Arsenalit në udhëtim te Stoke City me rezultat 1:0.
“Gjëja më e rëndësishme ishin pikët. Me tre gola për mua, është një ditë e përkryer për mua. Menaxheri foli shkurt në përfundim të pjesës së parë, duke na thënë të vazhdojmë lojën tonë”, deklaroi Schurrle pas ndeshjes.
“Ky është shpirti i ekipit. Ne luajtëm dobët në pjesën e parë dhe shumë mirë në të dytën. Futbollistët ishin pak sa të lodhur nga e mërkura por treguam kualitetin tonë”.