lajmi.net

Dita e Rodriguezit

James Rodriguez pritet të prezantohet sot si futbollist i ri i Real Madridit. Sulmuesi kolumbian pritet të nënshkruajë për gjashtë vjet dhe do të kushtojë 80 milionë euro.

Sport

22/07/2014 11:28

Është çështje orësh transferimi i James Rodriguez në Real Madrid. Në orët në vazhdim pritet të bëhet zyrtarizimi i këtij transferi, njoftojnë mediat spanjolle.

Kolumbiani është përshëndetur me Monacon dhe do të bëhet madrilen, ndërsa Los Blancos do t’i paguajnë 80 milionë euro për të.

Kjo shumë mund të rritet, varësisht prej arritjes së objektivave. Ylli i Botërorit pritet të nënshkruajë për gjashtë vjet, deri më 30 qershor 2020.

Dita e Rodriguezit

Sot mund të jetë dita vendimtare për transferimin e James Rodriguez në Real Madrid. Los Blancos shpresojnë të kryejnë punë për 75 milionë euro.

Sport

21/07/2014 10:22

Real Madridi shpreson ta realizojë sot transferimin e James Rodriguezit nga Monaco, shkruan e përditshmja spanjolle, Marca, e afërt me klubin spanjoll.

Los Blancos pritet t’i shpenzojnë 75 milionë euro për sulmuesin kolumbian, i cili dje ka mbërri në Madrid.

Ylli i Botërorit pritet të nënshkruajë kontratë për gjashtë vjet, ndërsa do të paguhet 7 milionë euro në vit.

Më vonë do t’ju njoftojmë për të gjitha detajet tjera, përfshirë këtu edhe prezantimin e ish futbollistit të Portos.

LM