Dita e presidentes në Bukuresht (Foto)
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shfrytëzuar takimin e radhës të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që po mbahet në Bukuresht, për të takuar vec e vec shumë nga liderët rajonal.

Lajme
Presidentja në margjinat e këtij forumi ka folur me shumë nga përfaqësuesit e shteteve anëtare të këtij mekanizmi, për bashkëpunimin bilateral dhe rajonal, në të mirë të të gjithë qytetarëve të rajonit.
Forumi i SEECP u mbajt në Bukuresht të mërkurën, ndërkohë që pjesëmarrja e presidentes Jahjaga nuk ishte e sigurt për shkak se Rumania është një ndër pesë nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Gjatë fjalimit të saj të mbajtur në këtë takim, Jahjaga ka falënderuar homologun e saj, presidentin e Rumanisë, Traian Basescu për mbështetjen e Kosovës që ajo të jetë mysafire dhe pjesëmarrëse e këtij forumi.