Dita e pranverës do të çelë me zgjedhje në AAK

Procesi zgjedhor i AAK-së do të filloje më 21 mars, e pritet të përfundojë pas dy muajve. Kështu kanë vendosur organet drejtuese të kësaj partie.

Lajme

13/01/2015 14:57

Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot ka vendosur që më 21 mars të fillojë procesi i zgjedhjeve brenda kësaj partie në nivel lokal dhe qendror.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj tha se ky proces do të zgjasë dy muaj. Sipas tij, në AAK nuk do të kenë vend për njerëz që kanë abuzuar në emër të partisë e që janë në ndesh me ligjin.

Për kryetar të kësaj partie sërish do të rikandidojë lideri aktual Ramush Haradinaj.

Ai ka folur edhe rreth ikjes së qytetarëve të Kosovës jashtë vendit duke fajësuar kështu Qeverinë për këtë gjendje.

Ndër të tjerash, Haradiniaj tha se partia e tij ka humbur shumë në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale, por që është shprehur i bindur se me reformat që do të ndodhin brenda AAK-së kjo parti sërish do ta rimarrë veten.