Dita e nesërme vendimtare për Alexis Sanchez

10:06 | 25 Gusht 2019

Inter thuhet se janë më afër blerjes së Alexis Sanchez, megjithëse Manchester United dëshiron një detyrim sesa një mundësi për ta blerë në fund të sezonit për më shumë se 15 milionë euro.

Raportet nga disa burime italiane tregojnë për të njëjtat shifra, se Inter do të paguajë jo më shumë se 4.5 milion euro për pagën e tij gjatë huazimit një sezonal dhe të ketë një mundësi për ta blerë për 15 milionë euro.

Kjo do të rezultonte që Manchester United të mbulojë dy të tretat e pagës së tij ndërsa ai po luan në Serie A, përcjell lajmi.net.

Sipas The Mirror, kërkesa nga ana tjetër është që opsioni të bëhet detyrim për ta blerë në fund të sezonit dhe për 20 mln euro e jo për 15.

Burime të shumta në të dy vendet e shohin të hënën si vendimtare për negociatat dhe 30-vjeçari kilian është i sigurt se do të jetë një lojtar i Interit deri në mbylljen e afatin për transferime më 2 shtator. /Lajmi.net/