Dita e Krishtlindjes do të jetë spektakolare në NBA: Këto janë 5 përballjet e caktuara

Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA, sezonin e ardhshëm pritet të jetë më spektakolare se kurrë.

Sport

02/08/2019 23:16

Transferimet e mëdha të kryera gjatë kësaj vere kanë ndryshuar forcat në NBA, duke bërë rreth pesë skuadra favorite për titullin.

Lëvizjet e emrave si Kawhi Leonard, Kevin Durant, Westbrook, Irving e George kanë bërë që sezoni tjetër të pritet me padurim.

Spektaklin më të madh në këtë ligë do të mund ta shijojmë në lojërat e Krishtlindjes.

Sot janë zbuluar pesë çiftet që do të përballen në këtë ditë spektakolare të NBA, duke bërë që tifozët ta presin me padurim atë ditë.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell kalendarin për Ditën e Krishtlindjes në NBA.

Clippers vs Lakers

Celtics vs. Raptors

Pelicans vs. Nuggets

Bucks vs. 76ers

Rockets vs. Warriors /Lajmi.net/