Dita e fundit si futbollist i Juventusit, mesazhi i lamtumirës nga Lichtsteiner

Stephan Lichtsteiner largohet zyrtarisht nga Juventus.

Sport

30/06/2018 10:57

Stephan Lichtsteiner ka publikuar një mesazh të lamtumirës në ditën e fundit të kontratës së tij si futbollist i Juventusit.

Mbrojtësi i djathtë i Zvicrës tashmë ka arritur marrëveshje për transferim në Arsenal.

Kurse, ky është mesazhi i tij i lamtumirës te skuadra nga Torino, përcjell “lajmi.net”.

“Sot është dita ime e fundit si futbollist i Juventusit. Ta veshi fanellën për 7 vite ka qenë një nderë i madh, çdo ditë. Ju uroj të vazhdoni tregimin e juaj fantastik me shumë suksese dhe gëzime. Faleminderit për mbështetjen e mrekullueshme, do të jeni gjithmonë në zemrën time”, shkroi Lichtsteiner. /Lajmi.net/