Dita Botërore kundër Fashizmit dhe Antisemitizmit

Më 9 nëntor 1938 nisi gjenocidi ndaj hebrenjve, i cili njihet si më i madhi në historinë njerëzore.

Bota

09/11/2019 07:45

Po kjo filloi edhe më herët qysh në vitin 1933, e deri më 1945 u vranë miliona njerëz nga regjimi nazist. Në përgjithësi rreth 11 milionë njerëz, shumica e tyre hebrenj, u vranë në mizoritë e shtetit nazist.

Ky gjenocid u bë i njohur si Holokausti. Dhuna sistematike kundër popullit hebre filloi me “Kristallnacht”, masakër kjo që ndodhi më 9 nëntor 1938, kur shtëpitë e hebrenjve, dyqane dhe vende adhurimi u sulmuan në të gjithë territoret e pushtuara nga nazistët.

Emri “Kristallnacht” do të thotë “Nata e xhamit të thyer”.

Dita Ndërkombëtare kundër fashizmit dhe antisemitizmit shënohet për t’u bërë  thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe shoqërive për t’i dhënë fund urrejtjes.