Distributorët e barnave i reagojnë MSh-së për listën e çmimeve: Nën nivelin e çmimeve furnizuese

Shoqata e Distributorëve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale të Kosovës ka dal me një reagim ndaj Ministrisë së Shëndetësisë pasi kjo e fundit publikoi listën e re të çmimeve të barnave. Nga kjo Shoqatë po pretendojnë se çmimet e përcaktuara nga MSh janë nën nivelin e çmimeve furnizuese ose janë me marzhë fitimi shumë të…

Lajme

16/09/2024 22:27

Shoqata e Distributorëve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale të Kosovës ka dal me një reagim ndaj Ministrisë së Shëndetësisë pasi kjo e fundit publikoi listën e re të çmimeve të barnave.

Nga kjo Shoqatë po pretendojnë se çmimet e përcaktuara nga MSh janë nën nivelin e çmimeve furnizuese ose janë me marzhë fitimi shumë të vogël.

“Anëtarët e SHDPFMK-së në takimet e fundit të shoqatës në cilësinë e qarkulluesve farmaceutikë me shumicë si përfaqësues të prodhuesve ndërkombëtar të produkteve farmaceutike, njëzëri kanë konstatuar se në shumicën e rasteve çmimet e deklaruara të produkteve farmaceutike nga kjo listë janë nën nivelin e çmimeve furnizuese për këto produkte ose janë me marzhe fitimi shumë të vogël duke mos mundësuar vazhdimësinë e aktivitetit ekonomik”, thuhet në reagim.

Sipas distributorëve, lista e çmimeve është në kundërshtim me metodologjinë e përcaktimit të çmimit sipas LIGJIT NR. 08/L-220 PËR ÇMIMIN E PRODUKTEVE MEDICINALE – Nuk garanton ekzistencën e veprimtarisë tonë si qarkullues farmaceutik me shumicë – Do të rrezikojë furnizimin me produkte farmaceutike për pacientët e Kosovës si e drejtë e patjetërsueshme e tyre – Do të zvogëloj numrin e barnave të regjistruara dhe do të ndikojë në largimin e prodhuesve serioz ndërkombëtar nga Kosova duke konsideruar se Kosova është një nga tregjet farmaceutike më të varfëra dhe më të vogla në Evropë.

Reagimi i plotë:

REAGIM LIDHUR ME DEKLARIMIN E CMIMEVE TE PRODUKTEVE MEDICINALE NGA MSH

Te nderuar, Shoqata e Distributorëve të produkteve Farmaceutike dhe Medicinale të Kosovës (SHDPFMK) adreson me shqetësim situatën e krijuar pas publikimit zyrtar të një liste me çmime preliminare të produkteve farmaceutike nga Ministria e Shëndetësisë me datë 06.09.2024. Anëtarët e SHDPFMK-së në takimet e fundit të shoqatës në cilësinë e qarkulluesve farmaceutikë me shumicë si përfaqësues të prodhuesve ndërkombëtar të produkteve farmaceutike, njëzëri kanë konstatuar se në shumicën e rasteve çmimet e deklaruara të produkteve farmaceutike nga kjo listë janë nën nivelin e çmimeve furnizuese për këto produkte ose janë me marzhe fitimi shumë të vogël duke mos mundësuar vazhdimësinë e aktivitetit ekonomik. Shoqata e Distributorëve të produkteve Farmaceutike dhe Medicinale të Kosovës në vazhdimësi ka përkrahur procesin e nivelimit të çmimeve të produkteve farmaceutike në territorin e Kosovës në mënyrë që pacientët të kenë çmime të njëjta në çdo barnatore kudo që ata jetojnë, përkundër se Kosova është i vetmi shtet në Evropë që nuk ka sigurime shëndetësore funksionale që është bazë e patjetërsueshme për rregullimin e çmimeve të shërbimeve mjekësore duke përfshirë edhe çmimet e produkteve farmaceutike. Gjithashtu SHDPFMK është kundër çmimeve të larta dhe jo të niveluara të produkteve farmaceutike dhe kërkon rregullimin e çmimeve sipas praktikave sa më të mira dhe profesionale por jo në formën si është zhvilluar deri më tani. Në listën paraprake të publikuar nga MeSH me 07.06.2024, në përbërje të listës kanë qenë disa produkte me rritje enorme të çmimeve si pasojë e gabimeve teknike dhe ne nuk pajtohemi që të njolloset komuniteti ynë për faktin se tërë procesi është udhëhequr nga MeSH dhe ne nuk kemi qenë të ftuar në këtë proces shumë të rëndësishëm. Ligji eshte inicuar me idenë që Kosova të ketë cmime te nivelizuara me rajonin dhe të ketë çmime të njejta ne te gjitha barnatoret ne Kosove, keto konstatime jane perkrahur edhe ne deklarimet publike te ministrit aktual te shendetesise! Devijimi i ligjit nga nivelizimi i cmimeve te barnave ne Kosovë me ato ne nivel rajonal ne percaktimin e marzhes per distributor terhjek me vete shumë paqartësi dhe dëme te sektorit shëndetsor ne përgjithsësi! Lista çmimeve të produkteve farmaceutike e publikuar me datën 06.09.2024 nga MeSH e Kosovës , ku në shumicën e rasteve çmimet e produkteve farmaceutike jenë me marzhë për qarkulluesit farmaceutik vetëm 7.5 % është tejet shqetësuese për anëtarët e kësaj Shoqate sepse:

Pas publikimit te listes se pare te miratuar te cmimeve te produkteve medicinale me shumice dhepakice, MSH, me date 07.06.2024 permes vendimit nr 116/VI/2024 nr protokoli 05-4289 ANULON vendimin e dates 15.05.2024 nr 05-3676 mbi listen e miratuar te cmimeve te deklaruara duke obliguar komisionin te beje propozimin e listes sipas gjetjeve te komisionit. Rrjedhimisht me kete vendim anulohet procedura e deklarimit te cmimeve bashke me periudhen ankimore. Vlene te theksohet se nga MSH nuk eshte hapur ndonje afat shtese me date te re per DEKLARIMIN (permes formularit sipas PSO) te cmimeve te produkteve medicinale. SHOQATA E DISTRIBUTOREVE TE PRODUKTEVE FARMACEUTIKE DHE MEDICINALE TE KOSOVES – SHDPFMK SHOQATA E DISTRIBUTOREVE TE PRODUKTEVE FARMACEUTIKE DHE MEDICINALE TE KOSOVES – SHDPFMK 2 | F a q e

Me date 01.07.2024 MSH permes vendimit Nr.124.VII/2024 me numer protokoli 05-5083 korigjon formularin e aplikimit per deklarim te cmimit ne PSO nr prot 05-42 te dates 04.01.2024 per shkak te leshimit Teknik duke vendosur cmimin CIP.

Me date 01.07.2024 MSH permes vendimit Nr.125/VII/2024 me numer protokoli 05-5084, nxjerre VENDIM per shpalljen e afatit per sjelljen e deshmive per cmimin e importit CIP (jo deklarimit ose rideklarimit) brenda 15 ditesh nga data 04.07-19.07.2024. Ne kete rast eshte anashkaluar plotesisht dhe nuk eshte marr per baze Neni 8 dhe 9 i Ligjit per deklarimin e cmimeve mbi metodologjine e percaktimit. Pra nuk jane marr per baze shportat e vendeve referente sipas Nenit 8 te Ligjit dhe as cmimi referent i jashtem sipas perkufizimit ne Ligj. Per me teper, ne SOP e publikuar me sqarime nga MSH, eshte sqaruar nga zyrtarte e komisionit se cmimi CIP vlene vetem ne rastet e parapara sipas pikes 11 Neni 9 – Është në kundërshtim me metodologjinë e përcaktimit të çmimit sipas LIGJIT NR. 08/L-220 PËR ÇMIMIN E PRODUKTEVE MEDICINALE – Nuk garanton ekzistencën e veprimtarisë tonë si qarkullues farmaceutik me shumicë – Do të rrezikojë furnizimin me produkte farmaceutike për pacientët e Kosovës si e drejtë e patjetërsueshme e tyre – Do të zvogëloj numrin e barnave të regjistruara dhe do të ndikojë në largimin e prodhuesve serioz ndërkombëtar nga Kosova duke konsideruar se Kosova është një nga tregjet farmaceutike më të varfëra dhe më të vogla në Evropë. – Të gjithë jemi deshmitar te inflacionit ne nivel global ne vitet e fundit ne shumë sektor , duke vështiresuar punen e subjekteve ekonomike ndersa sektori farmaceutik pervec ndikimit direkt nga ngritjet e cmimeve te furnizimit si pasoje e rritjes se kostos direkte te prodhimit, ka qenë shume i sfiduar edhe me qendrueshmërinë e furnizimit si pasoje e crregullimit te zingjirit global te sektorit farmaceutik! Kjo periudhe e veshtire kerkon perkrahjen e sektorit farmaceutik andaj zbatimi i ligjit ne kete periudhe eshte ne shperrputhje me kohen dhe rrethanat globale ku Kosova si vend i vogel eshte me se shumti e prekur. Në këtë gjendje për shumicën e prodhuesve të produkteve farmaceutike Kosova është vend pa ndonjë interes ekonomik dhe këto masa të ndërmarra nga MeSH mund ta rrezikojnë seriozisht shëndetin publik në Kosovë, pasi edhe në ditën e sotme në portofolin e barnave të regjistruara, mungojnë produkte esenciale shumë te rëndësishme të cilat pacientët tonë janë të obliguar të furnizohen nga tregjet jashtë Kosove. Marzha e llogaritur prej 7.5% në çmimet e importit për shumicën e qarkulluesve farmaceutik me shumicë nuk do të mbulojë shpenzimet operative për faktin se shumica e tyre për vite të tëra kanë deklaruar në Administratën Tatimore të Kosovës shpenzime operative në vlerën prej 12-16%. Shpenzimet operative të secilit qarkullues farmaceutik me shumicë mund të vërtetohet në sistemin e Administratës Tatimore të Kosovës për faktin se të gjitha këto kompani janë tatimpagues të rregullt dhe kanë një numër të lartë të të punësuarve. Gjithashtu ju njoftojme qe edhe pas tentimeve dhe kerkesave te numerta gajte tere vitit (permes emailit dhe kerkesave te protokoluara permes arkives se MSH) per takime dhe diskutime paraprake me Komisionin per pecaktimin e cmimeve me shumice dhe pakice, sekretarin e MSH si dhe Ministritin e Shendetesise, per te diskutuar bashkarisht per menyren dhe formen e qarte dhe te sakte te deklarimit te cmimeve konform ligjit, nuk na eshte dhene mundesia dhe nuk kemi marr asnjehere pergjigje pozitive duke u anashkaluar krejtesisht. SHOQATA E DISTRIBUTOREVE TE PRODUKTEVE FARMACEUTIKE DHE MEDICINALE TE KOSOVES – SHDPFMK SHOQATA E DISTRIBUTOREVE TE PRODUKTEVE FARMACEUTIKE DHE MEDICINALE TE KOSOVES – SHDPFMK 3 | F a q e Konsiderojmë se lista e publikuar nga MeSH me datën 06.09.2024 sipas LIGJIT NR. 08/L-220 PËR ÇMIMIN E PRODUKTEVE MEDICINALE ku në shumicën e rasteve kundërligjshëm merret vetëm marzha 7.5% e çmimit Doganor (duke mos llogaritet shpenzimet bazike si 1% AKPPM, shpenzimet për banderola, marketing autorizimi për regjistrim dhe variacione produkti në AKPPM, farmakovigjilenca si dhe në shumicën e rasteve as shpenzimet e transportit) pa përfshirë shpenzimet operative të qarkulluesve farmaceutik do të sjellin pjesën më të madhe të distributorëve para kolapsit ekonomik ndërsa ne nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të kërkojmë të drejtën tonë në Sistemin Gjyqësor. Faleminderit për vëmendjen. Me respekt, Kryesia