Distria Krasniqi lufton me portugezen, ky është rezultati

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka mposhtur portugezen Joana Ramosduke vazhduar tutje në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Sport

25/06/2015 09:52

Xhudistja Distria Krasniqi ka shënuar fitore ndaj portugezes Joana Ramos duke kaluar raundin e radhës në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në xhiron tjetër ajo do të luftojë kundër italianes, Odette Giuffrida.

Ramos është e 15-ta në ranglistën botërore të kategorisë deri 52 kilogramë, ndërsa gjatë karrierës së gjatë ka qenë edhe e dyta në Evropë. Krasniqi është e 24-ta në ranglistë.