Distria Krasniqi i bashkohet Akil Gjakovës në gjysmëfinale në Paris

Atë që e ka bërë pak minuta më parë Akil Gjakova, ka arritur ta bëjë edhe Distria Krasniqi.

Sport

09/02/2019 13:54

Xhudistja jonë ka arritur të kalojë në gjysmëfinale në Grand Prixin e Parisit, shkruan lajmi.net.

Krasniqi ka arritur që në sfidën çerekfinale të mposht garuesen nga Koreja e Jugut, Yujeong Kang, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Sfida gjysmëfinale për Distrian do të jetë shumë e vështirë, përballë francezes Melanie Clement.

Kujtojmë se edhe Akli Gjakova në kategorinë e meshkujve deri në 73 kilogramë ka siguruar gjysmëfinalen./Lajmi.net/