Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Grand Slam të Hungarisë

Distria Krasniqi ka siguruar medalje të artë në Grand Slam të Hungarisë.

Sport

23/10/2020 17:32

Xhudistja kosovare ka arritur që me sukses të fitojë vendin e parë, duke u treguar e shkëlqyer në të gjitha duelet, në kategorinë -48 kilogramë, shkruan lajmi.net.

Finalja ishte sfida më interesante, ku Distria fitoi kundër argjentinases Puala Pareto, e cila më herët ishte medaliste olimpike.

Paraprakisht, në gjysmëfinale Distria Krasniqi kishte mposhtur izraeliten Shira Rishony.

Paraqitje të mirë kosovarja pati edhe ndaj Eva Csernoviczki, të cilën e mposhti me IPPON.

Kështu, Distria i sjell edhe një medalje të artë xhudos kosovare, me këtë rrugëtim të shkëlqyer në Hungari. /Lajmi.net/