Distria Krasniqi fiton luftën e parë në Budapest GP

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, e ka nisur me fitore rrugëtimin e saj në Grand Prix Budapest.

Sport

12/07/2019 13:09

Në luftën e saj të parë, raundi i dytë në kategorinë deri në 48 kilogramë, Krasniqi ka korrur sukses, duke prekur kështu fazën çerekfinale, shkruan lajmi.net.

Kosovarja pati përballë xhudisten nga Rusia, Sabina Giliazova, e cila gjithashtu në këtë raund mbërriti pa duel paraprak.

Krasniqi arriti të fitonte falë tri ndëshkimeve të ruses e cila shmangte duelin me luftëtaren kosovare.

Në duelin tjetër Distria do të përballet me fituesen e duelit Yanan Li – Mascha Ballhaus /Lajmi.net/