​Distria Krasniqi e nis sot Evropianin e Xhudos

Nga sot më 23 deri më 27 prill 2025, në kryeqytetin e Malit të Zi do të zhvillohet një nga ngjarjet më të rëndësishme të sportit të xhudos, Kampionati Evropian për Senior. Kosova në këtë garë do të përfaqësohet nga: Distria Krasniqi (-52kg) Laurine Gashi (-52kg) Akil Gjakova (-73kg) Dardan Cena (-73kg) Në Kampionatin Evropian…

Sport

23/04/2025 11:12

Nga sot më 23 deri më 27 prill 2025, në kryeqytetin e Malit të Zi do të zhvillohet një nga ngjarjet më të rëndësishme të sportit të xhudos, Kampionati Evropian për Senior.

Kosova në këtë garë do të përfaqësohet nga:

Distria Krasniqi (-52kg)

Laurine Gashi (-52kg)

Akil Gjakova (-73kg)

Dardan Cena (-73kg)

Në Kampionatin Evropian të Xhudos do të ketë pjesëmarrës nga 2 kontinente, 48 shtete, 414 garues, nga të cilët 229 meshkuj dhe 185 femra.

Distria Krasniqi dhe Laurine Gashi ndeshen sot, e mërkurë, kurse Akil Gjakova dhe Dardan Cena ndeshen të enjten.

Garuesit/Garueset kosovare kanë udhëtuar bashkë me trajnerin dhe selektorin Driton Kuka dhe trajnerin Fatos Tabaku.