Distria Krasniqi e argjendtë në Budapest

Distria Krasniqi është mposhtur në finale për medaljen e artë nga xhudistja japoneze, Funa Tonaki.

Sport

12/07/2019 17:30

Xhudistja jonë është mjaftuar me medaljen e argjendtë në Grand Prix 2019 që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Në luftën për medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë, Krasniqi pavarësisht paraqitjes së mirë, është mposhtur me ‘Pikë të artë’ nga japonezja, Funa Tonaki.

Kujtojmë se Tonaki është xhudistja më e mirë në botë në këtë kategori, por që kundër Distria Krasniqit, vuajti shumë për fitore.

Në rrugën drejt finales, Distria ka mposhtur rusen Giliazova, kinezen Li dhe në gjysmëfinale spanjollen Figueroa./Lajmi.net/