Distria Krasniqi arrin në gjysmëfinale të Botërorit

Distria Krasniqi ka arritur në gjysmëfinale të Botërorit të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Sport

06/06/2021 13:13

Krasniqi, që garon në kategorinë deri 48 kilogramë, në çerek-finale e mposhti Laura Martinezin me një “Waza-ari” dhe ippon, raporton lajmi.net.

Distria rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në rrethin e dytë ishte paraparë të përballet me xhudisten Eva Csernoviczki, por ajo nuk u paraqit për shkak të një lëndimi.

Në 1/8 e finales Krasniqi, mposhti xhudisten ruse Sabina Giliazova me “Waza-ari”.

Në gjysmëfinale Krasniqi do të përballet me japonezen Naomi Tsunonda. /Lajmi.net/