Distria i siguron medalje Kosovës në Paris, kualifikohet në finale

Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Paris.

Sport

09/02/2019 14:54

Kosova ka siguruar medaljen e parë në Grand Slamin e vitit 2019 në Paris.

Xhudistja jonë ka regjistruar një tjetër paraqitje të mirë, duke e fituar gjysmëfinalen me Ippon ndaj francezes Melanie Clement.

Krasniqi po garon në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Në finale, kundërshtare e Distrias do të jetë garuesja nga Japonia, Ami Kondo./Lajmi.net/