Distancohet edhe veterani Asllan Bajrami, ia ndalon RTK-së t’ia transmetojë dokumentarët e kronikat nën udhëheqjen aktuale

Gazetari veteran, Asllan Bajrami, i cili si ish-punonjës në Radio Televizionin e Kosovës, është distancuar nga publikimi i artikullit të mediumit boshnjak në RTK. Ai tha se është distancuar nga lajmi i publikuar në RTK, ndërsa tha se çdo dokumentar i tij dhe materiale e kronika do t’i ndalojë të transmetohen deri të kthehet Bordi…

Lajme

24/07/2024 11:57

Gazetari veteran, Asllan Bajrami, i cili si ish-punonjës në Radio Televizionin e Kosovës, është distancuar nga publikimi i artikullit të mediumit boshnjak në RTK.

Ai tha se është distancuar nga lajmi i publikuar në RTK, ndërsa tha se çdo dokumentar i tij dhe materiale e kronika do t’i ndalojë të transmetohen deri të kthehet Bordi dhe Menaxhmenti aktual, raporton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Si ish-punonjës i RTK-së, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Transmetuesin Publik,  solidarizohem me kolegët gazetarë të cilët u distancuan nga lajmi i pafaktuar dhe i porositur me qëllim denigrimin e medias në Kosovë.

Deklaroj publikisht që përderisa në krye të RTK–si të jetë në detyrë Bordi dhe Menaxhmenti aktual, nuk lejoj të transmetohet në ekranin e RTK-së asnjë nga dokumentarët e mi si dhe materiale e kronika të tjera të arkivuara në këtë transmetues publik. Në të kundërt do të ndjek rrugën ligjore. /Lajmi.net/