Diskutohet buxheti i Prishtinës, mungon Shpend Ahmeti
Në mbledhjen e thirrur urgjente të Kuvendit Komunal të Prishtinë për propozim vendimin e rishikimit të buxhetit nuk ka marrë pjesë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ashtu si edhe nënkryetari Dardan Sejdiu.
Lajme
Mungesa e Ahmetit e Sejdiut ka ngjallur shumë reagime nga opozita e Kuvendit Komunal të Prishtinës, njofton Klan Kosova.
Ndryshe mbledhja urgjente për rishikimin e buxhetit për vitin 2017 është thirrur ngase sot është afati i fundit për dorëzimin e propozimeve për ndryshime të buxhetit në Ministrinë e Financave.