Disa zona do të mbesin sot pa energji elektrike në orët në vazhdim

Disa vendbanime në Vushtrri dhe disa fshatra të Prizrenit, nesër pothuajse tërë ditën do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike. Kjo për shkak të punimeve të planifikuara nga KEDS.

Lajme

07/06/2016 08:28

Sipas një njoftimi të KEDS-it, në regjionin e Prizrenit do të shkyçet dala e Zhurit, ku nga ora 09:00-12:00 dhe nga ora 15:00-18.00, pa furnizim me energji elektrike do të mbeten fshatrat: Zhur, Vërmicë, Shkozë, Planejë, Milaj, Gorozhup, Dobrushtë, Dogana në Vërmicë, afaristë: gurthyesi “Vëllezërit e Bashkuar”, gurëthyesi “Ethem Trade”, gurthyesi “Renelual Tahiri”, restorant “Vermica”, restoranti “Gurra” dhe restorant “Universi”.

Arsyeja e shkyçjes janë punimet për projektin “Zgjerimi dhe përforcimi i rrjetit 2015“.

Kurse, në Vushtrri shkyçje do të ketë nga ora 09:00-12:00 dhe 15:00-18:00. Gjatë kësaj kohe pa energji do të mbesin vendbanimet: TMK-1, TMK-2, Podrangja, Doberlluka, Sllatinë, Banjskë, Pasomë, Tërllobuq dhe Smrekonicë. Arsyeja e shkyçjes janë punimet në ngritjen e shtyllave të cilat janë nën largpërçuesin ekzistues.