Disa viktima dhe të plagosur nga shpërthimi i gazsjellësit në Iran – Lajmi.net
Disa viktima dhe të plagosur nga shpërthimi i gazsjellësit në Iran
Autori: Lajmi.net BotaLajme 13:56, 14 March 2019
Nga shpërthimi që ndodhi në një gazsjellës në jugperëndim të Iranit kanë vdekur të paktën katër persona, raportojnë mediat lokale.

Shpërthimi ndodhi për shkak të një rrjedhje gazi nga tubacioni që ndodhet midis kryeqytetit provincial, Ahvaz, dhe qytetit Mahshahrit.

Në mesin e të vdekurve janë edhe një fëmijë dhe një grua ndërkaq pesë persona të tjerë u plagosën.

Nga ekipet e zjarrëfikësve bëhet e ditur se zjarri përfshiu edhe disa mjete transportuese të udhëtarëve.

Megjithatë, autoritetet thonë se numri i viktimave ende nuk është përfundimtar, transmeton rel.

Irani ka një infrastrukturë të vjetër, të cilën është përpjekur ta mbajë në funksion përgjatë gjithë periudhës disavjeçare të përballjes me sanksione të vendeve perëndimore.

Në gusht të vitit 2018, një shpërthim gazi në një kompleks sportiv në Teheran vrau të paktën tre punëtorë.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO