Disa të maskuar serbë sulmojnë gazetarët kosovarë në veri

Një ekip i gazetarëve kosovarë është sulmuar sot në veri të Kosovës. Bëhet fjalë për ekipin e mediumit “kallxo.com”, vetura e të cilëve është sulmuar nga një grup i maskuar i serbëve në afërsi të Shkollës Teknike, shkruan lajmi.net. Lidhur me rastin ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Reagimi i plotë: Asociacioni i…

Lajme

09/12/2022 09:00

Një ekip i gazetarëve kosovarë është sulmuar sot në veri të Kosovës.

Bëhet fjalë për ekipin e mediumit “kallxo.com”, vetura e të cilëve është sulmuar nga një grup i maskuar i serbëve në afërsi të Shkollës Teknike, shkruan lajmi.net.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Reagimi i plotë:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar për sigurinë e gazetarëve, pas sulmit këtë mëngjes të një ekipi të Kallxo.com në veri të Mitrovicës.  

Vetura në të cilin po udhëtonin gazetarja, Shkodrane Dakaj dhe producenti Valdet Salihu u sulmua nga një grup i maskuar i serbëve, në afërsi të Shkollës Teknike.  

AGK-ja e dënon fuqishëm sulmin, dhe kërkon sërish nga Policia e Kosovës që të kujdeset për të ofruar kushtet e duhura të sigurisë për raportimin e gazetarëve nga kjo pjesë e vendit.  /Lajmi.net/