Disa sekuenca nga klipi me të cilin Shqipëria përfaqësohet në “Eurovision”

Jonida Maliqi ka zbuluar disa sekuenca të klipit me të cilin Shqipëria do të pëfaqësohet në "Eurovision".

ShowBiz

16/04/2019 13:59

Jonida Maliqi këtë vit do ta përfaqësojë Shqipërinë në festivalin e këngës evropiane “Eurosong”, shkruan lajmi.net.

Kënga me të cilën Shqipëria përfaqësohet në këtë festival është “Ktheju tokës”, ndërsa deri tani këngëtarja ka marrë vetëm komente pozitive.

Në rrjete sociale, Jonida ka publikuar disa sekuenca të klipit, me të cilin Shqipëria përfaqësohet në “Eurovision”.

Kujtojmë se festivali i këngës evoropiane këtë vit do të mbahet në Izrael, ndërsa finalja mbahet më 18 maj. /Lajmi.net/