Disa prokurorë dhe zyrtarë të Prokurorisë në Gjilan dalin pozitiv me Covid-19, shtyhen seancat penale në Gjykatën e Kamenicës
Pas konfirmimit se disa prej prokurorëve dhe zyrtarëve të Prokurorisë Themelore në Gjilan kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, janë shtyrë të gjitha seancat penale që ishin paraparë të mbaheshin të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Gjilan, dega në Kamenicë.
Lajme
Një gjë të tillë, për “Betimi për Drejtësi”, e ka konfirmuar mbikëqyrësi i kësaj gjykate, gjykatësi Sadri Krasniqi.
Ai ka thënë se përmes telefonit është njoftuar se ka prokurorë e zyrtarë të infektuar me koronavirus, e që sipas njoftimit të bërë, edhe disa prokurorë e zyrtarë të tjerë janë vetë izoluar dhe janë në pritje të bërjes së testit për Covid-19.
Në këto rrethana, të gjitha seancat gjyqësore në lëminë penale, të parapara për të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Gjilan, dega në Kamenicë, janë shtyrë në kohë të pacaktuar.